Katër luftanije ruse që kanë hyrë në Kanalin Anglez, janë detyruar të strehohen në një port francez, për shkak të stuhisë.
Autoritetet franceze dhe NATO-ja kanë konfirmuar praninë e katër luftanijeve ruse në Kanalin Anglez, por kanë thënë se nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me të qenët e tyre atje.
Ato po ashtu kanë thënë se anijet ruse nuk ndodhen në Kanalin Anglez për të kryer stërvitje ushtarake.
Marina franceze ka thënë se kushtet e motit kanë detyruar anijet që të gjejnë një port të sigurt.