Shtëpia filmike “Sony Pictures” thotë se e ka anuluar lansimin e filmit “The Interview", për shkak se rrjete të mëdha të kinemave kanë vendosur që të mos e shfaqin atë, për shkak të disa kërcënimeve.
Filmi i cili paraqet një komplot të imagjinuar të vrasjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, e ka zemëruar Penjanin.
Njoftimi nga “Sony Pictures” është bërë të mërkurën pasi që hakerët e kanë sulmuar faqen e internetit të kësaj kompanie dhe i kanë publikuar të dhënat e marra nga kjo kompani.
Në lidhje me sulmin e hakerëve në faqen e kësaj kompanie, zyrtarët amerikanë i kanë filluar hetimet.