Tetë fëmijë janë gjetur të therur për vdekje në Australi, ashtu si edhe një grua e plagosur.
Policia në shtetin Queensland ka thënë se nuk ka rrezik për publikun, duke shtuar se ky është një incident i izoluar dhe nuk ka lidhje me terrorizmin.
Policia ka gjetur trupat e fëmijëve, nga mosha 18-muajshe deri në 15 vjeç, në një shtëpi në qytetin Cairns.
Gruaja është dërguar në spital.
Shtatë nga fëmijët kanë qenë të gruas së plagosur, ndërsa i teti një i afërm i saj.
Australianët janë të frikësuar pasi një islamist i armatosur ka marrë peng një kafene me njerëz në Sidnej, më 15 dhjetor.
Rrethimi 16-orësh ka lënë të vrara dy pengje dhe pengmarrësin.