Ndërlidhjet

Merkel i bashkohet tubimit të myslimanëve në Berlin


Pamje nga tubimi në Berlin
Pamje nga tubimi në Berlin

Kancelarja gejrmane, Angela Merkel, i është bashkuar tubimit të organizuar sonte në Berlin nga organizatat myslamane.

“Gjermania e hapur dhe tolerante” është motoja e tubimit që është organizuar sonte tek Porta e Brandenburgut në Berlin.

Organizatorët kanë bërë me dije se përmes këtij tubimi, kanë për qëllim që ta promovojnë tolerancën fetare, që t’i dënojnë sulmet terroriste në Paris dhe për ta qortuar rritjen e lëvizjes anti-islamike në Gjermani.

Ndërkohë, sot janë mbajtur ceremonitë e varrimit për shtatë viktima të sulmeve terroriste, që kanë ndodhur javën e kaluar në Francë.

Në Paris, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka nderuar tre policët që janë qëlluar për vdekje nga islamistët, duke thënë se Franca kurrë nuk do të dorëzohet përballë sulmeve.

Hollande u është bashkuar qindra të afërmve dhe zyrtarëve policorë për ceremoninë e varrimit.

Dy oficerë - Franck Brinsolaro dhe Ahmed Merabet- janë vrarë gjatë sulmit më 7 janar kundër javores satirike Charlie Hebdo.

Policja Clarissa Jean-Philippe është vrarë një ditë më vonë, në një sulm të ngjashëm.

Po sot, në Jerusalem janë varrosur katër viktimat hebreje të sulmit në një dyqan të Parisit.

Ceremonia është ndjekur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

XS
SM
MD
LG