Ndërlidhjet

Haradinaj: Vazhdojmë të përkrahim protestat


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë përkrahjen e protestave gjithëpopullore deri në “realizimin e kërkesave legjitime dhe të drejtave qytetare”.

“Protestat nuk kanë për qëllim dëmtimin e shtetit, por fuqizimin e tij dhe ndërprerjen e fyerjes, nënçmimit dhe shantazhimit të vazhdueshëm ndaj qytetarëve dhe vendit”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Të martën, ashtu si edhe të shtunën, opozita ka protestuar me kërkesat për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçante publike.

Protesta e djeshme ka eskaluar në dhunë të ashpër midis protestuesve dhe policisë.

“Ftoj qeverinë që të veprojë konform kërkesave qytetare sa më shpejt, e të mos tentojë të zhdukë problemet me aparat policor. Kosova ka përvojë të hidhur me situatat kur problemet provohen të zgjidhen me polici”, ka thënë Haradinaj.

XS
SM
MD
LG