Qeveria e Francës ka publikuar një video online, me qëllim që të dekurajojë të rinjtë nga bashkimi me grupet militante në Lindjen e Mesme.
Videoja dyminutëshe përmban skena të rënda të konfliktit dhe ekzekutimit.
Ajo është pjesë e përpjekjeve të Francës që të ndalojë rekrutimin e të rinjve, që shumë shpesh bëhet përmes internetit.
Mbi 1,000 shtetas francezë u janë bashkuar grupeve esktremiste që luftojnë në Siri dhe Irak.
Publikimi i videos vjen tri javë pas sulmeve terroriste në Paris, që kanë lënë të vrarë 17 persona.