Ndërlidhjet

Britania u jep dritën jeshile foshnjave me tre prindër


Ilustrim
Ilustrim

Britania është bërë vendi i parë që lejon krijimin e embrioneve njerëzore nga ADN-ja e tre njerëzve.

Dhoma e Lordëve ka miratuar sot ligjin, i cili garanton përdorimin e teknikave të veçanta.

Këto teknika përfshijnë krijimin e një veze ose embrioni me ADN-në e një donatoreje, para se ai të transferohet te një grua.

Teknikat kanë për qëllim të ndalojnë sëmundjet gjenetike të barten nga nëna te fëmija.

Një duzinë grash në Birtani do të mund të kërkojnë këtë trajtim çdo vit dhe fëmija i parë më tre prindër mund të lindë në vitin 2016.

Fëmija i tillë do të ketë tre prindër biologjikë, me 99.8 për qind të materialit gjenetik që vjen nga nëna dhe babai dhe 0.2 për qind nga donatorja mitokondriale.

XS
SM
MD
LG