Ndërlidhjet

220 të vdekur nga moti ekstrem në Afganistan


Provinca Panjshir në Afganistan
Provinca Panjshir në Afganistan

Së paku 220 njerëz kanë vdekur nga moti i ashpër në Afganistan, i cili ditëve të fundit ka shkaktuar ortekë bore dhe përmbytje.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara ka thënë se vdekjet janë regjistruar në së paku 18 provinca.

Numri më i madh i viktimave është shënuar në provincën Panjshir, ku ortekët e borës kanë shkatërruar mbi 100 shtëpi.

Agencia e OKB-së ka thënë po ashtu se ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë në shumë zona, pasi rrugët janë të bllokuara.

Burimi i njëjtë ka paralajmëruar se temperaturat e ftohta në Afganistan do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG