Ndërlidhjet

Fermerët protestojnë në Moldavi


Në Moldavi, fermerët kanë mbajtur sot një protestë, duke parkuar traktorët dhe pajisje të tjera përgjatë një magjistraleje në qarkun Orhei, në kërkim të mbështetjes më të fuqishme nga qeveria.

Ata kërkuan subvencionim më të madh, kushte më të mira për hua marrje nga bankat dhe çmime të zbritura të naftës.

Ata kanë dënuar gjithashtu planin e qeverisë për të rritur vlerën e tatimit nga 8 në 20 për qind.

Protestuesit janë kërcënuar se do të bllokojnë rrugët kryesore të këtij vendi nëse zyrtarët nuk u përgjigjen kërkesave të tyre.

XS
SM
MD
LG