Ndërlidhjet

Tunis: Mijëra njerëz në marshin kundër terrorizmit


Hyrja te muezu Bardo - Arkiv
Hyrja te muezu Bardo - Arkiv

Mijëra njerëz i janë bashkuar marshit kundër terrorizmit në rrugët e Tunisit.

Duke mbajtur në dorë flamuj të Tunizisë, dhe pano ku shkruan “Nuk kemi frikë”, demonstruesit kanë marshuar deri te Muzeu Bardo, vendi i sulmit terrorist ku u vranë 21 turistë të huaj dhe një tunizian.

Duke folur gjatë një ceremonie në këtë muze, presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi, ka thënë se “kur Tunizia është cak, i gjithë populli bëhet bashkë”.

Presidenti francez, Francois Hollande, kryeministri italian, Matteo Renzi dhe dipomatë të shumtë po marrin pjesë në këtë marshim.

Disa orë më parë, autoritetet në këtë vend kanë thënë se kanë vrarë nëntë militantë, përfshirë edhe shumë të kërkuarin, Lokman Abu Sakhr, në lidhje me sulmin e kryer në muzen kombëtar të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG