Ndërlidhjet

Indiana po e ndjen efektin negativ të ligjit fetar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencitë turistike në shtetin federal amerikan të Indianas kanë nisur fushata të mëdha të reklamave që e kanë një mesazh, të gjithë në këtë shtet janë të mirëpritur.

Sidoqoftë, Associated Press shkruan se kjo mund të mos mjaftojë për të hequr imazhin e keq të këtij shteti pas miratimit të ligjit të ri fetar.

Frika se ligji lejon diskriminimin e komunitetit LGBT ka nxitur që disa organizator të ngjarjeve dhe performansave të ndryshme të anulojnë aktivitetet e tyre.

Ligji nga disa media amerikane ndër të tjera është interpretuar si dhënia e mundësisë dyqaneve që të mos iu ofrojnë shërbime homoseksualve.

Edhe udhëheqësit e bizneseve në këtë shtet federal amerikan thonë se fushatat e nisura mund të mos mjaftojnë për të përmirësuar reputacionin e dëmtuar pas miratimit të ligjit fetar.

XS
SM
MD
LG