Autobusët me udhëtarë që janë nisur nga Kosova dhe të tjerët drejt saj, po qarkullojnë pa probleme nëpër territorin e Serbisë më 18 prill, thanë kompanitë turistike nga Kosova.
Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve potenciale, përfshirë edhe ndaj ndërtesave të ushtrisë amerikane, me qëllim që të sabotohet ndihma për Ukrainën, thanë prokurorët më 18 prill.
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara do të votojë për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin të shtunën, më 20 prill, tha kryetari i Dhomës, republikani Mike Johnson.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 18 prill në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për të diskutuar për një zgjidhje për çështjen e dinarit të Serbisë.
Duke folur të mërkurën në një konferencë për media në Prishtinë, një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të pranohet në këtë organizatë, Ahmeti tha se Asociacioni është kusht pas pranimit.
Sipas informatave brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviq është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe grupi i vendeve të industrializuara (G7), njoftuan se po shqyrtojnë sanksione më të fuqishme kundër Iranit, të cilat thuhet se do të vendosen për ta kënaqur Izraelit dhe për ta bindur atë të mos i përgjigjet sulmit të Iranit.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha të mërkurën herët se autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
BE-ja është e informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi. Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.
Shfaq më shumë