Policia në Armeni ka larguar protestuesit nga bulevardi në qendër të Jerevanit, të cilët po protestonin kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Bulevardi Baghramian qe dy javë ka qenë e okupuar nga protestuesit, të cilët po kundërshtojnë rritjen e çmimit të rrymës prej 16 për qind, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga muaji gusht.
Por sot policia i ka larguar barrikadat e vendosura nga protestuesit dhe i larguar ata me forcë nga bulevardi.
Është raportuar se ka pasur rezistencë nga protestuesit por nuk raportohet se është përdorur dhunë e madhe nga asnjëra palë.
Ky veprim i policisë vjen pasi krerët e protestës kishin kërcënuar se do të vendosnin barrikadat pranë zyrës së presidentit të vendit Serzh Sarkisian.