Dhjetëra afganë kanë protestuar sot për të dënuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila hodhi poshtë dënimin me vdekje të katër burrave të dënuar për vrasjen e një gruaje në muajin mars në Kabul.
Protestuiesit u mblodhën në vendin ku Frakhunda 27 vjeçe, brutalisht u sulmua me gurë dhe gjësende të forta dhe u vra, pasi ishte akuzuar gabimisht se ka djegur një kopje të Kuranit.
Protestuesit, anëtarë të Partisë për Solidaritet të Afganistanit dhe gra aktiviste, mbajtën në duar fotografinë e Frakhundas duke thirrur “Duam drejtësi”.
Javën e kaluar Gjykata e Apelit vendosi që personat e dënuar për këtë rast t’u ndryshohet dënimi, nga dënim me vdekje në dëmin me vuajte të dënimit, gjë e cila u kritikua gjerësisht.