Policia izraelite ka thënë se zjarri në një shtëpi në Bregun Perëndimor mund të jetë vepër e ektremistëve hebrenj. Në këtë zjarr ka vdekur fëmija 18 muajsh palestinez dhe janë lënduar disa njerëz të tjerë.
Zëdhënësja e policisë Luba Samri tha se një sllogan i përdorur më herët nga ekstremistët izraelitë është gjetur në muret e shtëpisë së djegur, në një fshat afër qytetit Nablus.
“Ky sulm dyshohet se ka mbrapa motive nacionaliste”, tha ajo duke shtuar se forcat izraelite të sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.