Ndërlidhjet

Netanyahu: Estremistët hebrenj kanë kryer sulm terrorist


 Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se zjarrvënia në një shtëpi, ku si pasojë ka vdekur një fëmijë palestinez, është bërë nga ekstremistët hebrenj. Ai këtë ngjarje e ka cilësuar si “sulm terrorist”.

Policia izraelite thotë se ekstremistët hebrenj që kanë pasur “motive nacionaliste”, dyshohen se i kanë vënë zjarrin shtëpisë në Bregun perëndimor, në fshatin Duma afër qytetit Nablus.

Zyrtarët e sigurisë thonë se 4 hebrenj kanë vënë zjarrin, në muret e shtëpisë kanë shkruar fjalën “hakmarrje”.

Netanyahu tha se “Izraeli ndërmerr aksione kundër terrorizmit, pavarësisht se kush janë përgjegjësit” dhe se “do të bëhet gjithçka” që fajtorët të sillen para drejtësisë.

Tensionet në mes të palestinezëve dhe izraelitëve për vendbanimet në Bregun Perëndimor janë të larta.

Ekstemistët hebrenj kanë kundërshtuar shkatërrimin e dy ndërtesave, të cilat janë cilësuar si ilegale nga Gjykata e Lartë e Izraelit.

Shkatërrimi i dy ndërtesave ka filluar më 29 korrik por kryeministri Netanyahu ka autorizuar ndërtimin e menjëhershëm të 300 shtëpive strehuese aty pranë, ditën e njëjtë.

XS
SM
MD
LG