Ndërlidhjet

Arrestohen dy kontrabandues serbë të migrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Sllovakisë ka gjetur dy furgonë me 26 migrantë në pikëkalimin kufitar Çunovo, midis Sllovakisë dhe Hungarisë, ndërsa shoferët kontrabandues janë arrestuar.

“Migrantët janë me shtetësi irakiane dhe siriane. Ata i kanë vozitur dy shtetas serbë, me dy automjete, ka thënë zëdhënësi i policisë sllovake”, Martin Valdl.

Njëri nga automjetet ka pasur targa të Serbisë, ndërsa tjetri të Zvicrës, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në mesin emigrantëve kanë qenë edhe një grua dhe një fëmijë katër vjeç.

XS
SM
MD
LG