Ndërlidhjet

Moldavi: Mijëra vetë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë


Pamje nga protesta e sotme në Kishinev të Moldavisë
Pamje nga protesta e sotme në Kishinev të Moldavisë

Së paku 20 mijë vetë protestojnë sot në kryeqytetin Kishinev në Moldavi, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit, Nicolae Timofti, dhe të qeverisë së këtij vendi, pas skandalit bankar, lidhur me zhdukjen e një miliard dollarësh.

Protestuesit, po ashtu, kërkojnë që në muajin mars të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Kjo protestë është organizuar nga lëvizja civile, Dinjitet dhe ndershmëri, e cila e kishte organizuar edhe demonstratën më 6 shtator, me pjesëmarrjen e mijërave njerëzve.

Kjo ishte protesta më e madhe në historinë pas sovjetike të këtij vendi.

Për një javë, qindra protestues mbeten në kampin me tenda në sheshin kryesor të kryeqytetit, Kishinev, dhe kanë shprehur përkushtim të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

XS
SM
MD
LG