Shtëpia e Bardhë ka thënë të enjten se është e hapur për bisedime me Rusinë në lidhje me konfliktin në Siri.
“SHBA do të ishte e gatshme për bisedime taktike dhe praktike”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
Komentet pasojnë vendosjen e trupave dhe të armatimit rus në Siri.
Uashingtoni ka paralajmëruar Rusinë se përfshirja e saj ushtarake në shtetin sirian mund ta përshkallëzojë tutje konfliktin atje.
Lexoni edhe këtë.