Kanadaja ka shpallur se do t’i pranoj 10 mijë refugjatë nga Siria, gjatë vitit të ardhshëm.
Autoritetet e Kanadasë, mbrëmë vonë, kanë njoftuar se do ta thjeshtojnë dhe përshpejtojnë procesin e miratimit të aplikacioneve, që do të thotë se refugjatët më nuk kanë nevojë ta dëshmojnë statusin e tyre nëpërmjet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatë.
Javën e kaluar, Kanadaja tha se do të dërgoj ndihmë në vlerë prej 100 milionë dollarësh amerikanë për kampet e refugjatëve sirianë.
Në dekadat e kaluara, Kanadaja me shpejtësi e ka sistemuar një numër të madh të refugjatëve.
Në vitet e 90-ta i ka marrë afro 5 mijë vetë nga Kosova.
Prej Luftës së Dytë Botërore, në Kanada kanë arritur më tepër se 1.2 milionë refugjatë.