Ndërlidhjet

Papa Françesku i drejtohet me një fjalim historik kongresit


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Papa Françesku ka arritur në Capitol Hill, prej nga do t’i drejtohet kongresit amerikan, me një fjalim të cilësuar si historik.

Papa Françesku kësisoj do të jetë papa i parë, që i drejtohet me një fjalim kongresit amerikan.

Fjalimi i tij pritet të sfidojë ligjvënësit amerikanë, në disa prej temave më përçarëse të Shteteve të Bashkuara.

Pastaj është paralajmëruar se papa, nuk do të shoqërohet në drekën luksoze të ligjvënësve, por do të shkoj për të drekuar me njerëzit pa shtëpi, të cilët ndihmohen nga kisha.

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, papa pritet të thellojë edhe më shumë diskursin e tij politik.

Gjatë një paraqitje në Shtëpinë e Bardhë, të martën, papa ka folur për ndryshimet klimatike, migracionin, respektimin e lirisë fetare si dhe hapjen e Amerikës ndaj Kubës.

XS
SM
MD
LG