Ndërlidhjet

Autoritete zvicerane marrin në pyetje presidentin e FIFA-ës


Presidenti i FIFA-ës Sepp Blatter.
Presidenti i FIFA-ës Sepp Blatter.


Presidenti i FIFA-ës Sepp Blatter, aktualisht është duke u marrë në pyetje nga zyra e përgjithshme ligjore në Zvicër, raporton BBC.

Në një deklaratë, zyra e përgjithshme ligjore ka thënë se kanë hapur “procedura kriminale,” kundër tij.

Në deklaratë thuhet se ai po hetohet për vepra penale “dyshim për keqmenaxhim dhe shpërdorim."

Më herët FIFA, kishte anuluar një konferencë në shtabin e saj në Cyrih.

Zyra ligjore në Zvicër, ka pohuar se hetimet përfshijnë edhe disa kontrata televizive, të cilat Blatter i kishte nënshkruar me ish shefin e futbollit në Karaibe Jack Warner, në 2005.

Blatter dyshohet edhe për “pagesa të pabaza” të cilat i kishte kryer për presidentin e UEFA-ës Michel Platini, më 2011.

XS
SM
MD
LG