Vala prej 8 mijë migrantëve sirianë dhe irakianë, gjatë ditës për në Evropë nuk duket se do të ndalet kanë thënë, zyrtarë të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Këto shifra i ka dhënë koordinatori rajonal i OKB-ës, për refugjatë Amin Awad, për Reuters.
Më shumë se 5 mijë refugjatë vinë në baza ditore në Greqi.
Vala e migrantëve mund të vazhdojë edhe gjatë dimrit, nëse moti do të jetë i ngrohtë dhe kufijtë do të jenë të hapur ka paralajmëruar edhe Organizata
Ndërkombëtare për Migrantë (IOM), për BBC.
Më shumë se gjysmë milionë migrant, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë arritur në Evropë gjatë këtij viti.