Ndërlidhjet

Ban bisedon me presidentin hungarez për migrantët


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga presidenti i Hungarisë, Janos Ader, që të respektojë të drejtat e migrantëve.

Dy zyrtarët janë takuar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Hungaria është në qendër të kritikave, prejse ka mbyllur kufirin me Serbinë për të ndaluar fluksin e migrantëve që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe që, përmes territorit hungarez, duan të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Ban ka thënë se i kupton sfidat me të cilat përballet Hungaria, por ka shtuar se është e rëndësishme që të respektohen të drejtat e njeriut dhe dinjiteti, gjatë adresimit të këtyre çështjeve.

XS
SM
MD
LG