Ndërlidhjet

27 shtatori - Dita Botërore e Turizmit


Ilustrim
Ilustrim

Qysh në vitin 1980, Organizata për Turizëm e Kombeve të Bashkuara ka shënuar Ditën Botërore të Turizmit më 27 shtator.

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes për rolin e turizmit brenda komunitetit ndërkombëtar dhe demonstrimi se si turizmi ndikon në vlerat shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike në gjithë botën.

“Le të punojmë së bashku për të maksimizuar potencialin e madh të turizmit, për të nxitur rritjen ekonomike, për të mbrojtur mjedisin dhe për të promovuar zhvillim të qëndrueshëm dhe jetë të dinjitetshme për të gjithë”, ka thënë përmes një deklarate sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

XS
SM
MD
LG