Ndërlidhjet

Fundoset anija, mbyten 17 migrantë


Foto arkivi
Foto arkivi

Shtatëmbëdhjetë migrantë, që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Greqi nga Turqia, janë mbytur, pasi anija e tyre është fundosur në bregdetin turk.

Viktimat, që mendohet të jenë të gjitha siriane, përfshijnë pesë gra dhe pesë fëmijë.

Ata kanë qenë të bllokuar në kabinën e anijes, derisa ajo është mbytur, ka raportuar agjencia turke e lajmeve Dogan.

Sipas burimit të njëjtë, rreth 20 persona që kanë qenë në pjesën e epërme të anijes, kanë mbijetuar.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, rreth 300,000 migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Greqi këtë vit nga Turqia.

XS
SM
MD
LG