Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 6 të dyshuar si militantë të IS-it


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Autoritetet turke kanë deklaruar se kanë arrestuar 6 persona të dyshuar se janë militantë të grupit Shteti Islamik.

Zyra e kryebashkiakut të rajonit Gaziantepe ka thënë se janë konfiskuar edhe disa mjete që përdoren për prodhimin e monedhave.

Nuk është bërë me dije nacionalitetit i të arrestuarve.

Është raportuar se grupi Shteti Islamik është duke dashur ta imponojë valutën e saj në zonat e kontrolluara nga ata.

Turqia është duke i goditur aktivitetet e IS-it, duke arrestuar edhe dhjetëra të dyshuar, gjatë muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG