Ndërlidhjet

Ambasadori Britanik: Dhuna nuk ka vend në demokraci


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Ambasadori britanik, në Prishtinë, Ruairi O'Connell ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend. Kjo ishte dhunë. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur komentimit të bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës - të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik,” thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga ambasada angleze.

Ai ka thënë zhvillimet e sotme në Kuvend “shkojnë përtej çdo standardi të demokracisë.”

“Unë nuk mund të besoj se populli i Kosovës ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur ata punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re. Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës, veçanërisht brenda Kuvendit.”

O'Connell u ka bërë thirrje partive opozitare në Kosovë- Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën- “që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan.”

XS
SM
MD
LG