Ndërlidhjet

Kryeministri Isa Mustafa priti shefin e zyrës sllovake, Lubomir Batary


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit,” njofton zyra e qeverisë përmes një komunikate për media.

Kryeministri Mustafa ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës “për zgjerimin e bashkëpunimit me Sllovakinë, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes për proceset integruese evropiane të Kosovës.”

Ndërsa shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, “ka shprehur përkrahjen e mëtejshme të Sllovakisë për proceset integruese evropiane të Kosovës.”

XS
SM
MD
LG