Mijëra njerëz kanë protestuar në Berlin të Gjermanisë kundër marrëveshjes së propozuar për tregti të lirë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Organizatorët kanë thënë se 100,000 njerëz kanë marrë pjesë në protestën e sotme.
Ajo është organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Gjermanisë.
SHBA-ja dhe BE-ja janë duke negociuar marrëveshjen për tregti të lirë qysh në vitin 2013.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se ajo do të ishte shtytje për ekonominë globale.
Sipas organizatorëve të protestës, marrëveshja do të ulte standardet e sigurisë në ushqim dhe do të minonte autonominë lokale, duke u dhënë fuqi paneleve ndërkombëtare të arbitrazhit.