Ndërlidhjet

Erdogan dënon “sulmin e urryer” në Ankara


Ankara, 10 tetor 2015.
Ankara, 10 tetor 2015.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar shpërthimet e sotme në Ankara, të cilat kanë vrarë së paku 30 njerëz.

“E dënoj fuqishëm këtë sulm të urryer mbi unitetin dhe paqen e vendit tonë”, ka thënë Erdogan.

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot jashtë stacionit kryesor të trenave në Ankara.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, së paku 126 persona janë plagosur.

Shënjestër e shpërthimeve duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

“Pa marrë parasysh origjinën, qëllimin apo emrin, ne jemi kundër çdo forme të terrorizmit apo organizatave terroriste”, ka thënë Erdogan.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara ka dënuar po ashtu shpërthimet.

“Të gjithë ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër terrorit”, ka thënë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Twitter.

XS
SM
MD
LG