Ndërlidhjet

Digjen tendat e migrantëve në një kamp në Slloveni


Brezice, Slloveni
Brezice, Slloveni

Në një kamp të migrantëve në Slloveni janë djegur disa tenda të strehimit.

Dyshohet se zjarri është vënë nga vetë migrantët, në shenjë zemërimi me mënyrën se si trajtohen.

Ngjarja ka ndodhur në një kamp në qytetin Brezice.

Migrantët janë shprehur të zemëruar me procesin e ngadalshëm të regjistrimit të tyre dhe të dërgimit drejt kufirit me Austrinë.

Ata po ashtu janë ankuar për mungesa ushqimi, uji dhe të batanijeve.

Mijëra migrantë që synojnë të arrijnë në Evropën perëndimore, kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Ballkanit perëndimor pasi Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.

XS
SM
MD
LG