Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mirëpritur rezolutën e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që rekomandon pranimin e Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.
“Përkrahja për shtetin e Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s është dëshmi e fuqishme se agjenda euro-atlantike e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare është një proces që po fuqizohet çdo ditë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shfaqur shpresën se vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës do të merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.