Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka thënë se vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, e thellon krizën në universitet dhe dëmton nismat reformuese për përmirësimin e cilësisë.
“Veprimet e tilla të papranueshme janë në kundërshtim të plotë me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në reagimin e MAShT-it.
“Fatkeqësisht, organet e Universitetit sot dështuan të veprojnë me përgjegjësi akademike dhe shoqërore, duke lejuar që kundërshtimet dhe interesat e ngushta të vihen mbi parimet dhe interesin e përgjithshëm të Universitetit”, thuhet po ashtu në reagim.
Lexoni edhe këtë.