Ndërlidhjet

Të premten në Vjenë, samit për krizën në Siri


Siri
Siri

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takojnë homologët nga Turqia dhe Arabia Saudite më 23 tetor në Vjenë, për të diskutuar krizën në Siri.

Njoftimi nga Ministria e Jashtme ruse vjen një ditë pasi presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Ministria ka thënë se Lavrov dhe Kerry kanë biseduar sot përmes telefonit dhe se të dy ata janë fokusuar në situatën në Siri “në kontekst të përgatitjeve për samitin e Vjenës”.

Rusia është duke kryer sulme ajrore në Siri, qysh më 30 shtator, në mbështetje të regjimit të Assadit, i cili qysh në vitin 2011 lufton me formacione të ndryshme rebele dhe militante.

XS
SM
MD
LG