Ndërlidhjet

Evropë: Një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist në Paris


Policia franceze pas sulmit në Paris
Policia franceze pas sulmit në Paris

Në Francë dhe në vendet e tjera të Evropës, sot në mesditë është mbajtur një minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist më vdekjeprurës në Francë.

Në Paris, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kabineti i tij, të gjithë të veshur në të zeza, i bashkuan duart në Universitetin Sorbona, së bashku me studentët.

Në Sheshin e Republikës në Paris, afër vendit të sulmit të së premtes, qindra vetë janë ndalur për t’i përkujtuar të 132 njerëzit e vrarë.

Në samitin G20 në Turqi, shtatë zyrtarë të lartë evropianë – David Cameron, Angela Merkel, Matteo Renzi, Mariano Rajoy, Laurent Fabius, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker, kanë mbajtur një minutë heshtje para hyrjes kryesore të ndërtesës ku mbahet samiti.

Një minutë heshtje është mbajtur edhe në shumë vende, përfshirë Belgjikën, Britaninë e të tjera.

Me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Paris ka filluar edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG