Ndërlidhjet

Hollande kërkon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme


Francois Hollande
Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka kërkuar nga ligjvënësit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend edhe për tre muaj, pas sulmeve terroriste në Paris.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në seancën e përbashkët të të dy Dhomave të Parlamentit të Francës, presidenti Hollande, theksoi se më 18 nëntor do ta paraqes propozimligjin për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe ka kërkuar që ky legjislacion të miratohet deri më 20 nëntor.

Hollande, po ashtu, u tha anëtarëve të parlamentit se për të luftuar në Siri duhet një koalicion i vetëm i madh dhe se në këtë kuadër, gjatë ditëve të ardhshme, do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama, dhe atë rus, Vladimir Putin, për të disktuar për këtë çështje.

Presidenti francez tha se kërkohet kontroll më efektiv i kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, për evitimin e kthimit të kontrollit të kufijve shtetëror dhe shkatërrimin e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG