Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Zagreb me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
"Presidentja Jahjaga dhe nënpresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Nënpresidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Jahjaga po merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni në Zagreb.
Ky samit, që sivjet është i katërti me radhë, është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.
Biden po ashtu është ftuar në takimin e sivjetmë.