Ndërlidhjet

Turqia kthen prapa qindra migrantë


Turqi - foto arkivi
Turqi - foto arkivi

Autoritetet turke kanë kthyer prapa të hënën rreth 1,300 migrantë, që dyshohet se kanë dashur të kalojnë në Greqi.

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se policia ka arrestuar qindra migrantë pranë qytetit perëndimor Aivaçik, i cili është pikë kryesore e kalimit për në Greqi.

Në mesin e të arrestuarve janë migrantë sirianë, irakianë, iranianë dhe afganë, si dhe disa kontrabandistë të dyshuar.

Ky aksion ka ndodhur vetëm disa orë pasi Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje për të frenuar fluksin e migrantëve në Evropë.

Të arrestuarrit janë dërguar në një qendër të riatdhesimit dhe disa prej tyre mund të përballen me dëbim.

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë ky veprim është “i paligjshëm”.

Sipas marrëveshjes me BE-në, Turqia do të fitojë 3 miliardë euro dhe koncesione politike, në këmbim të forcimit të kufijve dhe mbajtjes së refugjatëve në vend.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë të ditur se mbi 720,000 migrantë kanë arritur në Evropë këtë vit.

Shumica e tyre ikin nga konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan dhe jetojnë nëpër kampe në Turqi, përpara se të nisen drejt vendeve të BE-së.

XS
SM
MD
LG