Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është i bindur se bota do të arrijë marrëveshje për klimën, në javët e ardhshme.
Gjëra të mëdha do të ndodhin këtu, ka thënë Obama.
Ai i ka bërë këto komente ta martën, në fund të udhëtimit të tij dytor në Paris, ku po zhvillon punimet një konferencë e madhe e Kombeve të Bashkuara për klimën.
Qëllimi i këtij takimi, i cili do të zgjasë deri më 11 dhjetor, është të arrihet një marrëveshje afatgjate për reduktimin e emetimeve të karbonit dhe kufizimin e rritjes së temepraturave në 2 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
Obama ka thënë se do që të shohë një marrëveshje, e cila u mundëson vendeve në zhvillim të përdorin teknologji të reja “për të shmangur fazën e ndotjes gjatë zhvillimit”.
Ai ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme për ekonominë globale dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Samiti për klimën ka nisur punimet të hënën. Për më shumë hollësi, lexoni këtu.