Ndërlidhjet

Për herë të parë gruaja saudite merr pozitë në këshillin lokal


Ilustrim
Ilustrim

Një grua saudite e ka fituar një ulëse në këshillin lokal në zgjedhjet e para të mbajtura, në të cilat edhe gratë kanë pasur mundësi që të votojnë dhe të zgjedhen.

Fitorja e ulëses nga një grua shihet si një rezultat historik për mbretërinë ultra-konservatore.

Salma bint Hizab al-Oteibi është zgjedhur në këshillin e Madrakah në qytetin e shenjtë të Mekës, ka njoftuar agjencia e lajmeve SPA, duke e cituar kryesuesin e Komisionit të Zgjedhjeve në Arabinë Saudite, Osama al-Bar.

Ajo ishte në garë së bashku me shtatë meshkuj dhe dy gra të tjera.

Salma bint Hizab al-Oteibi ishte në mesin e 979 grave që kanë garuar në këshillat lokal. 979 gratë kanë qenë në mesin e 6 mijë e 917 kandidatëve sa kanë qenë në garë në zgjedhjet e mbajtura gjatë të shtunës.

Si rezultat i politikave të rrepta gjinore, burrat dhe gratë në Arabinë Saudite dje kanë votuar në qendra të ndara të votimit. Për shkak të këtyre rregullave, kandidateve femra, gjatë fushatës zgjedhore, nuk iu është lejuar të takohen me votuesit meshkuj.

Votuesit dje i kanë zgjedhur anëtarët e 284 këshillave lokalë të cilët kanë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave dhe mbarëvajtjen në parqet publike.

Nga 1.3 milion persona sa janë regjistruar të votojnë, prej tyre vetëm 130 mijë kanëe qenë.

Zgjedhjet paraprake ku kanë pasur mundësi të votojnë dhe të zgjidhen vetëm meshkuj, janë mbajtur në 2005-ten dhe në 2011-ten.

XS
SM
MD
LG