Ndërlidhjet

Finlanda ekstradon në SHBA një “haker” rus


Ilustrim
Ilustrim

Finlanda ka vendosur të ekstradojë në Shtetet e Bashkuara një shtetas rus, të dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Ministria e Drejtësisë e Finlandës ka thënë se Maxim Senakh do të ekstradohet në SHBA “për gjykim”.

Finlanda ka arrestuar Senakhun në muajin gusht, me kërkesë të autoriteteve federale amerikane.

Moska e ka cilësuar si të paligjshëm këtë veprim.

Senakh është akuzuar në shtetin e Minesotës për infektimin me viruse të serverëve kompjuterikë në gjithë botën, për të gjeneruar miliona dollarë në mënyrë të paligjshme.

Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë në Finlandë nuk mund të apelohet pasi Gjykata e Lartë ka vendosur në muajin dhjetor të miratojë ekstradimin e Senakhut.

XS
SM
MD
LG