Një militant i Shtetit Islamik (IS) ka ekzekutuar nënën e tij në publik në Siri, pasi ajo i është lutur që të largohet nga grupi ekstremist, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Ali Saqr, 20 vjeç, ka qëlluar për vdekje nënën e tij, Lina, “përpara qindra njerëzve”, pranë ndërtesës së postës ku ka punuar, në qytetin Raka.
Sipas Vëzhguesit Sirian, Saqer e ka raportuar nënën e tij tek “autoritetet” e Shtetit Islamik, të cilat e kanë arrestuar gruan dhe e kanë akuzuar atë për braktisje të fesë.
Gruaja, e cila ka qenë në të 40-tat, ka jetuar në qytetin prana Tabaka, por ka punuar në Raka, ka thënë Vëzhguesi.
Shteti Islamik ka ekzekutuar qindra njerëz, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me armikun ose shkelje të interpretimit të tij ultrakonservator të Islamit.
Shumë të tjerë janë vrarë nën akuzat për homoseksualitet, praktikim të magjisë ose braktisje të fesë.
Qyteti Raka është bastion i militantëve të Shtetit Islamik.