Trupi i këngëtarit britanik, David Bowie, është djegur në Nju Jork, vetëm pak ditë pas vdekjes.
Në përputhje me dëshirat e tij, asnjë anëtar i familjes apo mik nuk ka marrë pjesë në ceremoni, raporton Daily Mirror.
Bowie ka vdekur nga kanceri të dielën, në moshën 69-vjeçare.
Ai ka lansuar albumin e ri, Blackstar, vetëm dy ditë më herët.
Të shumtë kanë qenë ata që këtë album e kanë interpretuar si epitaf të Bowiet.