Ndërlidhjet

Vdiq Alan Rickman, aktori i Harry Potter-it


Alan Rickman në një prej roleve të tij.
Alan Rickman në një prej roleve të tij.

Aktori Alan Rickman, i njohur për filmat Harry Potter, Die Hard dhe Robin Hood: Prince of Thieves, ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Rickman ka vuajtur nga kanceri, ka thënë familja e tij.

Ai është bërë njëri nga aktorët më të dashur britanikë falë roleve të profesor Snape në Harry Potter dhe të Hans Gruper në Die Hard.

Rickman po ashtu ka fituar Çmimin Bafta për rolin e sherifit të Notinghamit në Robin Hood.

“Aktori dhe regjisori Alan Rickman ka vdekur nga kanceri në moshën 69-vjeçare. Ai ka qenë i rrethuar nga familja dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e familjes.

XS
SM
MD
LG