Ndërlidhjet

Tajvan: Partia për pavarësi ndaj Kinës i fitoi zgjedhjet


Tsai Ing-wen pritet të bëhet presidente e parë në Tajvan
Tsai Ing-wen pritet të bëhet presidente e parë në Tajvan

Një parti opozitare për pavarësi të Tajvanit pretendon se i ka fituar zgjedhjet e sotme presidenciale në këtë vend.

Derisa votimi pothuajse ka përfunduar, liderja e opozitës kryesore në Tajvan, Tsai Ing-wen, po udhëheq me më tepër se 50% në krahasim me Chu Li-lun, nga Partia Nacionaliste Kineze, që e ka pranuar disfatën.

Pritet që liderja Tsai do të bëhet femra e parë presidente në këtë ishull.

Qëndrimi i saj pro pavarësisë me gjasë do të shkaktoj tensione në raportet me Kinën, e cila konsideron se Tajvani është provincë separatiste e saj dhe është kërcënuar se do ta integroj me forcë.

Të drejtë të votës kanë më se 18 milionë zgjedhës, ndërsa shumica prej tyre e kanë kritikuar partinë në pushtet se ka dështuar në planin ekonomik dhe se ka lëvizur shumë afër Kinës.

XS
SM
MD
LG