Ndërlidhjet

Portugezët zgjedhin sot presidentin


Ilustrim
Ilustrim

Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet presidenciale.

Në garë janë dhjetë kandidatë, por politikani i qendrës së djathtë, Marcelo Rebelo de Sousa, prin në sondazhe.

Edhe pse roli i presidentit në Portugali është kryesisht ceremonial, ai mund të shpërndajë parlamentin në kohë krize.

Një koalicion i brishtë i partive të krahut të majtë aktualisht qeveris me Portugalinë.

De Sousa, 67 vjeç, është i njohur si “Profesor Marcelo” për mbështetësit e tij dhe ka qenë i përfshirë në politikë qysh në rininë e tij, duke ndihmuar krijimin e Partisë Social-Demokrate.

Sondazhet sugjerojnë se ai do të kalojë 50-përqindëshin e kërkuar të votave për fitore të drejtpërdrejtë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e kalon këtë prag, balotazhi do të mbahet më 14 shkurt.

Portugalia ka qenë njëri nga vendet më të prekura nga kriza në Eurozonë. Ajo ka pranuar një paketë ndërkombëtare të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG