Në Bruksel ka nisur takimi në mes të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Ky takim i paraprin takimit që më vonë pritet ta ketë zonja Mogherini së bashku me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq përkatësisht takimit që më vonë do ta kenë dy kryeministrat së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kociançiq, në rrjetin social Twitter e ka publikuar një fotografi nga fillimi i takimit në mes të Mogherinit në njërën anë dhe kryeministrit Isa Mustafa e zëvendëskryeministri Hashim Thaqi në anën tjetër.
Kocijançiq përmes postimit ka njoftuar për nisjen e takimit në mes të zonjës Mogherini dhe delegacionit nga Kosova.