E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 19:13

Lajmet

Forbes: Obama - më i fuqishmi në botë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

06.12.2012
Revista amerikane “Forbes”, për të dytin vit me radhë, ka vendosur presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm në botë.

Obama pasohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Lista përmban 71 emra – shifër kjo që Forbes e ka lidhur me numrin e njerëzve në botë, i cili kap 7.1 miliardë.

Në dhjetëshen e parë ndodhet themeluesi i Micorsoft-it dhe filantropi, Bill Gates, Papa Benedickti XVI, dhe dy bankierë: kryetari i Rezervave Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, dhe presidentit i Bankës Evropiane, Mario Draghi

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, kryeministri britanik, David Cameron, dhe shefi i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, kompletojnë dhjetëshen e parë.
26 nëntor 2014
26 nëntor 2014

Kalendari