Policia thotë se nga shpërthimi i një bombe në një automobil në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 policë dhe një civil, dhe janë plagosur më se 20 vetë.
Cak i sulmit në qytetin Quetta ishte makina me pjesëtarët e forcave speciale të policisë.
Një zëdhënës i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për sulm, gjatë një bisede telefonike me Radion Evropa e Lirë, seksioni për Pakistanin.